Epilimi elektrik

Epilimi elektrik është metoda e vetme e klasifikuar nga FDA amerikane si permanente.

Kjo metodë është më e vjetra e epilimit elektrik dhe daton përdorimin e saj të parë që prej 1875 në Amerikë. Metoda me kalimin e viteve u perfeksionua dhe ndahet aktualisht në 3 lloje.

1-Epilimi elektrik nëpërmjet elektrolizës: përdor rrymën elektrike direkte, e cila shkakton një reaksion kimik në folikulën apo rrënjën e qimes, duke e shkatërruar atë.

2-Epilimi elektrik nëpërmjet termolizes: përdor rrymen elektrike të alternuar, e cila nëpërmjet nxehtësisë të përcjellë në folikulën apo rrënjën e qimes e shkatërron atë.

3-Epilimi elektrik nëpërmjet Blend: është metoda më e re dhe efektive e epilimit elektrik që kombinon metodën e elektrolizes dhe termolizës, për të arritur një reaksion kimik dhe shkatërrim sa më të shpejtë të folikulës apo rrënjës së qimes.

Si funksionon epilimi elektrik?

Epilimi elektrik përdor gjilpëra të holla të përmasave të ndryshme në varësi të zonës që trajtohet. Gjilpera hyn nëpërmjet kanalit të qimes deri te folikula apo rrënja e qimes dhe lëshon një impuls elektrik në sekonda, duke e shkatërruar atë. Më pas qimja tërhiqet me një pincete dhe lëkura mbetet e padëmtuar.

Për cilat zona është epilimi elektrik më i përshtatshem?

Epilimi elektrik është më i përshtatshëm për zona me siperfaqe të vogla ku dhe qimja është më e trashë dhe e formuar. Përdorimi më i shpeshtë është në fytyrë te mjekra, sidomos në hirsutizmin e femrave. Praktikisht çdo zonë e trupit mund të trajtohet.

Çfarë përparesie ka epilimi elektrik përkundrejt metodave të tjera të epilimit?

Epilimi elektrik mund të heq në mënyrë permanente të gjitha llojet e qimeve, pamvarësisht nga ngjyra, trashësia e qimes apo ngjyra e lëkurës. Në përdorimin korekt nuk vërehen efekte anësore.

Cilat janë kushtet për një epilim elektrik sa më efektiv?

Qimja përpara trajtimit duhet të ketë arritur një gjatesi 2-3 mm që të mundësohet heqja me pincete pas shkatërrimit të folikules apo rrënjës se saj. Prandaj përpara trajtimit nuk duhen përdorur metodat e shpejta të depilimit si brisku apo dylli.

Pas trajtimit nuk këshillohet për 3 dite kontakti me nxehtësine si në sauna apo me ujin në pishina, liqen apo det. Gjithashtu qëndrimi i gjatë në diell duhet evituar për të pakten 1 javë.